Reali kalon grupin me fitore spektakolare

08 nëntor 2023 | 23:00

Ashtu siç pritej, “galaktikët” e Real Madrid kanë arritur një fitore madhështore ndaj portugezëve të Braga, teksa i kanë mundur këta të fundit, me rezultatin e thellë, 3 me 0 për të siguruar fazën me eleminim direkt të UEFA Champions League.

Një gol në pjesën e parë, në minutën e 27’ të sfidës nga Brahim Diaz, si dhe nga një gol i Vinicius Junior e Rodrygo, në minutat 58’ e 61’ të pjesës së dytë kanë mjaftuar që djemtë e teknikut, Carlo Ancelotti të sigurojnë fazën tjetër të këtij kompeticioni, atë me eleminim direkt.

Përsa i përket pikëve në grupin C, “galaktikët” ndodhen në vendin e parë me plot 12 pikë, 5 më shumë se Napoli i vendit të dytë me 7 pikë dhe 9 më shumë se Braga e vendit të 3-të, e cila deri më tani ka grumbulluar vetëm 3 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka komentuar protestat…