Inzaghi: Asllani po më bind pas çdo ndeshje, po rritet shumë

09 nëntor 2023 | 11:32

Ky është sezoni më i mirë i Interit në drejtimin e Simone Inzaghi, të paktën deri më tani, por llogaritë bëhen në fund, për këtë arsye Inzaghi nuk dëshiron të nxitohet për të dalë në një përfundim, thjeshtë shijon kualifikimin për më tej në Ligën e Kampionëve.

“Nëse ky është sezoni im më i mirë në tre vitet e fundit, këtë do ta tregojë koha. Ne dimë që sa vjen e do të bëhet më e vështirë, duhet të vuajmë të gjithë së bashku. Nuk ka ndeshje të lehta në Ligën e Kampionëve, mbase i lejuam diçka më shumë”, u shpreh Inzaghi i cili nuk ngurojë t’i bëjë edhe një herë komplimente Kristjan Asllanit për paraqitjen e bërë.

“U fut mirë në lojë, po e bën gjithnjë këtë në mënyrë konstante. Doja që ai të luante pasi po rritet ndeshje pas ndeshje. Më vjen në mendje sfida në Bergamo, apo një tjetër ndeshje më herët. Nuk është e lehtë të futesh në këtë mënyrë në ndeshje të tilla. Asllani po më bind gjithnjë e më shumë, ndeshje pas ndeshje”, u shpreh Inzaghi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…