Ja të gjitha sfidat që zhvillohen sot në Ligën e Evropës

09 nëntor 2023 | 11:36

Liga e Evropës luan mbrëmjen e sotme sfidat e raundit të katërt në grupe, me shumë skuadra që synojnë të mbyllin objektivin e kualifikimit.

Në orën 18:45, Roma luan në transfertë me Slavian e Pragës dhe do të synojë me çdo kusht tre pikët për të mbyllur çështjen e kualifikimit. Në po të njëjtën orë, Liverpooli do të tentojë të njëjtën gjë përballë Toulouse në Francë.

Atalanta e Berat Gjimshitit luan përballë Sturm Grazit në shtëpi dhe nëse fiton do të jetë gjithashtu e kualifikuar, ndërsa Sparta e Pragës e Qazim Laçit ndeshet në transfertë me Rangers.

Image

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ky është sezoni më i mirë i Interit në drejtimin…