LV-ja propozon një mocion procedural, Konjufca voton kundër, thotë se e bëri për ta ruajtur dinjitetin e Kuvendit

09 nëntor 2023 | 13:42

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka votuar kundër një propozimi nga shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilës.

Kusari-Lila ka kërkuar që në rend të ditës në seancën e Kuvendit të futet një mocion procedural për ta shkarkuar anëtarin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Agron Beka.

“Unë mendoj që tash për me i trajtuar palët e barabarta po e qes në votim, por unë do të votoj kundër  sepse mendoj që si kryetar i Kuvendit është kundër rregullores së Kuvendit”.

“Unë mendoj se Kuvendi është vendi ku përmes vullnetit të popullit i rregullojmë me marrëveshje këto çështje. Keni deshtë me marrëveshje me i qitë këto, atëherë detyra e kryetarit të Kuvendit është me i trajtuar palët e barabarta, por brenda kësaj barabarësie më lejoni që për me e ruajtur dinjitetin e Kuvendit do të votoj kundër kësaj, është gabim”, ka thënë Konjufca duke iu referuar respektimit të rregullores së Kuvendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria është kthyer në një vend grumbullimi dhe konsumi i…