Kroacia rikonfirmon përkrahjen në procesin e integrimit evropian të Kosovës

09 nëntor 2023 | 17:32

Zëvendëskryetari i Komisionit për Integrim Evropian Fridon Lala, ka pritur sot në takim homologun kroat, Bojan Glavašević, njëherësh zëvendëskryetar i Komisionit për Çështje Evropiane në Parlamentin kroat, me të cilin u diskutua për raportet ndër parlamentare si dhe mundësit e bashkëpunimit në të ardhmen.

Gjatë takimit, zëvendëskryetari Lala, e falënderoi Glavašević për përkrahjen e vazhdueshme që Kroacia po i jep Kosovës, dhe e njoftoi atë me punën dhe sfidat e Komisionit për Integrime Evropiane.

Po ashtu, Lala e njoftoi atë për të arriturat dhe sfidat me të cilat Republika e Kosovës është duke u ballafaquar në procesin e integrimit evropian.

Me këtë rast, zëvendëskryetari i Komisionit Lala, nga Glavašević kërkoi që Kroacia të mbështesë Kosovën në rrugën e saj të integrimit, veçanërisht anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës.

Deputeti Glavašević, ndërkaq, tha se Kroacia do të vijojë mbështetjen e Kosovës në procesin e integrimit evropian, si dhe e vlerësoi punën e institucioneve të Kosovës në procesin e integrimit.

Në këtë takim u diskutua po ashtu, edhe për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën si dhe për procesin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në selinë…