Musliu: Largimi i deponisë ilegale në Trudë ndryshoi pamjen e kryeqytetit
09 nëntor 2023
| 20:32
Në vazhdën e realizimit të punëve si dhe vizitave në teren, drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, së bashku me ekipin e sektorit të mbeturinave, të enjten vizitoi hapësirën ku ditë më parë u pastrua nga mbeturinat.
Ai tha se me largimin e deponisë ilegale të mbeturinave ka marrë fund pamja e shëmtuar në hyrje të autostradës në fshatin Trudë.
“Drejtoria e Shërbimeve Publike duke larguar deponinë ilegale u kujdes që të marrë fund pamja e shëmtuar në hyrje të autostradës në fshatin Trudë dhe të ndryshon pamja e parë e Kryeqytetit”, ka shkruar Musliu në profilin e tij në “Facebook”.