Një princeshë në majë të tankut, Kate Middleton nuk trembet nga asgjë

09 nëntor 2023 | 21:57

Kate Middleton nuk i frikësohet asgjëje dhe këtë e tregoi dhe gjatë një vizite në regjimentin e Rojeve të Dragoit të Mbretëreshës, ku ajo u shfaq teksa drejtonte një tank. E veshur me kamuflazh dhe me helmetë në kokë, ajo provoi një eksperiencën të re në mjetin e blinduar dhe me sa duket në foto e ka shijuar në maksimum.

Në gusht të këtij viti, Princi Charles e emëroi Kate Middleton si Kryekolonele të Regjimentit të 1-rë të Dragoit të Mbretëreshës dhe ajo e vizitoi atë për herë të parë në Ditën e Përkujtimit.

Princesha e Uellsit mori pjesë në disa aktivitete, duke përfshirë drejtimin e një tanku, mësimin e elementeve të komunikimit me radio dhe njohjen e dronëve.

Dhe teksa Kate mori rolin e ushtarit, bashkëshorti i saj Princi William është në Singapor për Ditët e Earthshot.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet në Ganë kanë nisur një hetim për njerëzit që…