Në Pallatin Élysée, kryeministri Albin Kurti bashkë me bashkëshorten Ritën

09 nëntor 2023 | 22:39

Me ftesë të presidentit të Francës Emmanuel Macron, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka udhëtuar për në Paris për pjesëmarrje në “Forumin e Paqes”.

Pak para hapjes së Forumit, kryeministri Kurti, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij ka ndarë pamje teksa është pritur nga presidenti Macron dhe Zonja e Parë e Francës.

“Në Pallatin Élysée, bashkë me Ritën, mysafirë të Presidentit francez Macron dhe Zonjës së Parë të Francës, Brigitte Macron, në prag të edicionit të gjashtë të Forumit të Paqes në Paris”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për herë të parë, një shqiptare do jetë pjesë e…