Luan Jaha tregon se a do të rikthehet ndonjëherë roli i ‘Dajës Skender’ në “Familja Moderne”?

10 nëntor 2023 | 12:34

Aktori dhe profesori Luan Jaha mbetet një nga artistët më të pëlqyer të kinematografisë shqiptare.

Mes shumë roleve të tij të spikatura, pa dyshim që më i suksesshmi mbetet ai i ‘Dajës Skender’ në hit-serialin e dikurshëm vendor, “Familja Moderne”.

I ftuar në emisionin “Radar”, Jaha ka rrëfyer përballa gazetares Edita Doli sukseset e karrierës së tij dhe mallin që ka për këtë rol të dikurshëm.

E teksa është pyetur nëse ekziston apo jo ‘Daja Skender’ në të vërtetë në Gjakovë, ai u shpreh: “Po qysh jo. Ky njeri është diku në Gjakovë. Secila rrugë, nëse jo më shumë e ka nga një”.

Megjithatë, shpresat që seriali “Familja Moderne” të rikthehet, janë shumë të vogla pasi më shumë se gjysma e aktorëve të kastit mungojnë tashmë.

“Po, more po [do i kthehesha prap këtij roli]. Por kush është ai me i mbledh gjithë këta njerëz? Gjysma më nuk janë”, ka thënë aktori dhe profesori i njohur në “Radar”.

Përndryshe emisioni “Radar” transmetohet çdo ditë nga e hëna në të premte në valët e Radio Dukagjinit, YouTube, si dhe në portalin Telegrafi në ballinën kryesore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në liqenin e Badocit ka filluar të ketë rënie të…