Deklaratat e ashpra kundër Kurtit, deputeti i PDK-së tregon a ka diçka personale me të

10 nëntor 2023 | 23:39

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha është pyetur se pse vazhdimisht del me deklarata të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Berisha ka thënë se nuk ka asgjë personale me të, por nuk ndajnë të njëjtën filoyofi politike.
“Nuk kam zemërim. Në aspektin njerëzor ne kemi qenë në studiume bashkë. Ka qenë djalë intelegjent. Nuk kam asgjë personale. Sot kemi ardhë në një stad që po shkojmë në një autonomi territoriale. Nuk përputhemi në filozofi. Parti simotër e ka partinë Socialiste të Serbisë. Kur të ia mbledhsh fijet të majtës ekstreme dalin në Moskë. Jemi njohur si studentë . Nuk kemi pasur raport të veçantë. “, ka thënë ai në DPT te Fidani.

Ai tha se e mbështet Kurtin në përballje me Serbinë, por jo kur përplaset me SHBA-në.

“Nuk mund t’i them burrë i mirë një njeriu që na solli autonominë territoriale. Këtij njeriu duhet mi tregu kush je. Ai nuk ka qenë pjesë e UÇK, e kundërshtoi Marrëveshjen e Uashingtonit.”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edona James është transgjinorja banore e Big Brother Vip Kosova.…