Rrahje mes vajzave të dy shkollave në Prishtinë

11 nëntor 2023 | 00:01

Një rrahje ka ndodhur sonte rreth orës 19.00 në mes të disa vajzave të mitura të dy shkollave të mesme në Prishtinë.

Sipas qytetarëve, të cilët kanë dërguar edhe video në KosovaPress, rrahja ka ndodhur në mes të nxënëseve të shkollës së mesme e lartë profesionale “Shtjefën Gjeqovi” dhe atyre nga shkolla e mesme ekonomike “Hoxhë Kadri Prishtina”.

Rasti ka ndodhur afër shkollës “Shtjefën Gjeqovi”, pas një mos marrëveshjeje mes dy grupeve të nxënëseve dhe më pas rrahja ka vazhduar në rrugë.

Policinë e Kosovës në lidhje me rastin ende nuk ka dhen detaje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 2 milionë euro pritet t’i shpenzojnë disa institucione për…