Molliqaj: Drafti i Asociacionit është i frikshëm
12 nëntor 2023
| 10:28
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka treguar se ka lexuar draftin e Asociacionit të publikuar nga Burim Ramadani.
Ai thotë se nga shumë burime po del që ky është drafti që iu është prezantuar palëve.
“Është i frikshëm. E gjymton funksionimin e shtetit dhe perspektivën e shoqërisë. Asnje asociacion nuk është i mirë, por ky që u publikua sot ështe katastrofë”, ka shkruar Molliqaj në “Facebook”.