Mbi 580 të burgosur kanë bërë kërkesë për t’u liruar me kusht gjatë këtij viti

12 nëntor 2023 | 11:48

Mbi 580 të burgosur kanë bërë kërkesë për t’u liruar me kusht gjatë këtij viti. Vetëm gjysma e tyre ka përmbushur kriteret ligjore, ndërkohë që Paneli për Lirim me Kusht ka aprovuar kërkesat e rreth 50 për qind të tyre.

Kështu tregon kryesuesja e Panelit për Lirim me Kusht, Valdete Daka, ku deklaron se ka raste edhe të revokimit të vendimit. Ajo thotë se pas lirimit, personat që kanë kryer vepër penale, kanë përsëritur vepra të tilla ose janë larguar nga Kosova pa paralajmërim.

Ajo në intervistën për KosovaPress, flet edhe për shkresat që pranojnë nga gratë që mos të aprovohen kërkesat e bashkëshortëve të tyre dhunues për lirim.

“Në këtë vit, nga janari deri në shtator të këtij viti diku kemi pranuar rreth 581 kërkesa ku përafërsisht 50 për qind të tyre janë aprovuar, ndërsa pjesa tjetër është refuzuar kërkesa e tyre për lirim. Sa i përket kritereve, sipas Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale vlerësohet sjellja e të dënuarit në institucionin korrektues. Pra, vlerësohet së pari se a kanë shkelje disiplinore, pra a kanë përfill rendin shtëpiak dhe sa janë të sjellshëm në hapësirën e vendit ku e vuajnë dënimin, pastaj si e kanë qëndrimin e tyre ndaj veprës penale, pra a janë penduar, a kanë shprehur një lloj pendimi, çfarë raporti kanë me familjen e të dëmtuarit, si janë pra sjelljet e tyre, si janë sjelljet ndaj stafit korrektues, si janë sjelljet ndaj të burgosurve të tjerë, a kanë pasur shkelje në raport edhe me stafin dhe në raport me të burgosurit. Kryesisht vlerësohet sjellja e tyre nga momenti kur pranohen në Qendrën Korrektuese deri në momentin kur bëhet vlerësimi i tyre”, ka deklaruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alban Rraci është zgjedhur kryetar i degës së LDK-së në…