![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/11/398551302_649653710664477_378005743213554904_n-1130x635-1.jpg)
Në Prishtinë hapet këshillimorja e parë falas për HIV, Hepatit B e C dhe Sifilisit
12 nëntor 2023
| 12:00
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se kanë hapur këshillimoren e parë falas për HIV, Hepatit B, C dhe Sifilis në Ambulantën e Mjekësisë Familjare në Lagjen e Studentëve.
Rama thotë se rezultatet mund të merren brenda 20-30 minutave, transmeton Telegrafi.
“Po ashtu në këtë Ambulantë mund të bëhen pa pa pagesë teste rapid, në konfidencialitet të plotë, për: HIV, Hepatit B, Hepatit C dhe Sifilis. Rezultatet merren brenda 20-30 minutave”, thotë Rama.