Pse nuk erdhi Rrahmani? Flet menaxheri i tij

12 nëntor 2023 | 16:27

Menaxheri i Amir Rrahmanit, Adrian Aliaj ka treguar arsyet e mungesës së kapitenit të Kosovës për tri ndeshjet e nëntorit.

Aliaj në një deklaratë për gazetarin, Arlind Sadiku, ka thënë se vendimi ka qenë i përbashkët. Ai ka shtuar se Rrahmani nuk u grumbullua për shkak sipas tij, Kosova nuk ka ndonjë objektiv konkret.

“Vendimi ka qenë i përbashkët, mes lojtarit, trajnerit të Kosovës, Napolit dhe meje, që Amiri të mos grumbullohet kësaj radhe, meqenëse Kosova nuk ka ndonjë objektiv konkret. Herën e fundit, ai u lëndua te kombëtarja dhe ende nuk e ka marrë veten mirë. Amiri ka dhënë gjithçka për Kosovën, ai e la kombëtaren e Shqipërisë për Kosovën. Nëse Kosova do të ishte duke luftuar për kualifikim, normalisht që Amiri do të vinte, por pse të mos e shohim këtë edhe nga një këndvështrim tjetër pozitiv. Pse të mos fitojë Kosova ndonjë lojtar të ri, si psh Dellova?”, ka thënë Aliaj për Sadikun.

Përndryshe, Kosova sot do të ballafaqohet me Izraelin, duke filluar nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Xhevdet Smakiqi Zajednica me këtë statut na paraqitet brenda…