Gliha: Lille nuk e lejoi Zhegrovën të grumbullohet me Kosovën ndaj Izraelit

12 nëntor 2023 | 17:50

Përzgjedhësi i Kosovës, Primozh Gliha, ka deklaruar se Lille nuk e ka lejuar Edon Zhegrovën që të grumbullohet për ndeshjen ndaj Izraelit, në kuadër të ciklit kualifikues.

Kështu ka deklaruar Gliha në një intervistë për Klan Kosova.

“Klubi ka vendosur që ai (Edon Zhegrova) të mos vijë”, ka deklaruar Gliha.

Ai theksoi se nuk është diçka e re për të në lidhje për mungesat që do të jenë.

“Kur e drejtova ndeshjen e parë në Greqi, gjashtë lojtarë nuk erdhën. Për mua është një situatë normale. U thash lojtarëve kush vjen, vjen, nuk është fundi i botës, do të tentojmë të bëjmë diçka mirë me këta lojtarë”, ka theksuar Gliha për Klan Kosova.

“Situatë speciale, i kuptoj lojtarët në njërin anë është klubi, është e vështirë ta kuptosh”.

Kosova ballafaqohet sot me Izraelin duke filluar nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rënia e çmimeve të derivateve të naftës në bursën ndërkombëtare,…