Ballkani i pagabueshëm ndaj Dukagjinit  

13 nëntor 2023 | 15:10

Skuadra e Ballkanit ka shënuar fitore me rezultat 3-1 në ndeshje ndaj Dukagjinit të Klinës. Kjo ndeshja u zhvillua sot në stadiumin e qytetit në Suharekë dhe i ka takuar javës së 14-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Vendasit kaluan pas pesëmbëdhjetë minutave lojë me anë të Nazmi Gripshit, i cili u tregua i sakët nga penalltia. Mysafirët nga Klina arritën të barazojnë rezultatin në fund të pjesës së parë me anë të Viktor Hugos.

Katër minuta pasi filloi pjesa e dytë, kampionët e Ballkanit e rikthyen epërsinë në 2-1 me golin e shënuar nga Kryeziu. Ballkani realizoi edhe golin e tretë dhe të fundit në ndeshje në minutën e 89-të, autor i golit ishte Tolaj. Pas tri pikëve të reja skuadra e Ballkanit vazhdon kryesimin në elitë me 32 pikë, derisa Dukagjini mbetët në vendin e gjashtë me 17 pikë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të hënën është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit për Projektin “Sporti…