Kurti kërkon presion ndaj Beogradit për nënshkrimin e marrëveshjeve

13 nëntor 2023 | 15:33

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që të bëhet presion më i madh ndaj Beogradit për nënshkrimin e marrëveshjeve të arritura në procesin e dialogut.

Duke folur për dialogun dhe bashkëpunimin ekonomik me Serbinë, Kurti ka thënë se duhet integrim i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Kurti në fjalimin e tij në edicionin e 20-të të Forumit Ekonomik të Vjenës, me titull “Ndërtimi i Bashkëpunimin Ekonomik në Kohë të Vështira”, ka thënë se njohja de-facto nga të dy vendet është hapi më i rëndësishëm.

“Duhet më shumë presion në Beograd për të nënshkruar marrëveshjen dhe gjithashtu na duhet integrimi evropian, sepse nuk mendoj se rajoni ynë mund të integrohet jashtë BE-së ose pa BE-në. Procesi i Berlinit mund të jetë edhe më i thellë dhe më intensifikuar në këtë drejtim. Nënshkrimi i njohjes de –facto të dy anshme është hapi i parë dhe më i rëndësishëm”, ka thënë Kurti.

Ai ka kujtuar marrëveshjet e arritura për njohje de-facto, por të cilat ka thënë se Serbia refuzoi t’i nënshkruaj.

Kurti ka thënë se kjo ka sjellë tensionim të situatës në teren, duke përmendur sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve gjatë muajit maj në veri të Kosovës, si dhe rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga Serbia e po ashtu edhe sulmit terrorist më 24 shtator në Banjskë.

“Më 27 shkurt kemi arritur marrëveshje për njohje de-facto bazuar në modelin e dy Gjermanive. Ne kemi shtuar aneksin e zbatimin në mes të marsit në Ohër, por Serbia refuzoi ta nënshkruajë dhe tha se pranon marrëveshjen vetëm në koncept, por jo në përmbajtje. Prandaj ky lloj rezervimi pas arritjes së marrëveshjes u përkeqësuar në teren. Eskalimi ka ndodhur sepse përkundër marrëveshje verbale nuk ishte nënshkruar”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga komisionarit evropian…