Maqedonci pret ambasadorin e ri të Shqipërisë, flasin për forcimin e bashkëpunimit

13 nëntor 2023 | 16:32

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i shoqëruar nga zëvendësministri Shemsi Syla, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale në vendin tonë, marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy shteteve, por edhe mundësitë e thellimit e të konkretizimit të mëtejmë të tyre në fushën e mbrojtjes.

Duke i uruar Malajt detyrën e re në krye të misionit diplomatik të Shqipërisë në Prishtinë, ministri Maqedonci vlerësoi se emërimi i tij në detyrën e ambasadorit do t’i japë një shtysë të re këtij bashkëpunimi i cili paraqet interes reciprok të të dyja vendeve.

Pasi e falënderoi ambasadorin për mbështetjen institucionale të deritanishme, ministri Maqedonci tha se intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve përveç aspektit diplomatik e kemi obligim ndaj kombit.

Nga ana e tij, ambasadori Malaj konfirmoi se me përkushtim do të angazhohet për të forcuar bashkëpunimin midis Tiranës dhe Prishtinës. Mision ky fisnik i çdo shqiptari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Bayern Munchenit, Thomas Tuchel, ka thënë se është…