Pedri: Ndeshje e komplikuar, pjesa e dytë për t’u duartrokitur

13 nëntor 2023 | 16:33

Barcelona mezi e mposhti Alvesin me rezultat 2-1 në La Liga.

Mesfushori dhe regjisori i lojës së Barcelonës, Pedri, ka thënë ndeshja ishte mjaft e vështirë, por ai shprehur i kënaqur me pjesën e dytë, në të cilën katalanasit shënuan dy gola dhe rrëmbyen pikët e plota.

“Takimi vërtet i komplikuar ndaj një kundërshtari tepër të vështirë. Pjesa e dytë na bëri më të kthjellët në manovrat e grupit. Kishim shanse dhe organizoheshim më mirë me topa nga mbrapa. Përgjatë 45 minutave të para na mungoi ritmi dhe lakmia përpara portës mike. Gjithsesi e rëndësishme fitorja dhe pikët pas kësaj periudhe të trazuar. Përmirësimi mbetet evident. Shpresoj se gjithçka do të shkojë mirë në planin përgatitor deri në testin e radhës”, ka thënë Pedro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i shoqëruar nga zëvendësministri Shemsi…