Fillon punën Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit

13 nëntor 2023 | 16:38

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se ka filluar punën Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit, një nga iniciativat më të rëndësishme për të mbështetur transformimin e kryeqytetit.

Ai ka thënë se për një kohë të gjatë, kryeqyteti është përballur me një sërë sfidash urbane, të cilat janë duke i vështirësuar jetën qytetarëve.

“Trafiku i mbingarkuar, infrastruktura e dobët, planifikimi i munguar urban, mungesa e hapësirave të gjelbra dhe e atyre rekreative, janë veç disa nga problemet të cilat do të marrin zgjidhje përmes Arkitektit të Kryeqytetit. Fillimisht është duke u skanuar gjendja në terren, për të krijuar një fotografi më të qartë të problemeve, nevojave dhe emergjencës së trajtimit të tyre”, ka thënë Rama.

May be an image of 7 people and people studying

Ai ka theksuar se aktualisht, arkitekti është duke punuar në disa zgjidhje urbane si: mbikalimi që e lidhë “Arbërinë” me “Pallatin e Rinisë, tuneli në rrugën “Agim Ramadani”, Nënkalimi tek “Katedralja”, Arena Multifunksionale për sporte me dorë dhe disa projekte tjera.

Rama ka pohuar se këto projekte shumë shpejt do të kalojnë në fazën e realizimit në terren.

“Jemi duke punuar në dizajnimin e shërbimeve digjitale – E-lejet e cila mundëson që i gjithë procesi i pajisjes me kushte dhe leje ndërtimore të kryhet në mënyrë elektronike. Ky është vetë fillimi i një rrugëtimi të gjatë të transformimit të Kryeqytetit, për ta bërë Prishtinën qytet praktik, të pastër dhe të përjetimeve”, ka deklaruar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një operacion i dëbimit në masë. Një ndalesë e re…