![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/11/auto_Screenshot_1-130-600x3601699899822-1.png)
Edon Zhegrova në mesin e dhjetë dribluesve më të mirë në Evropë
13 nëntor 2023
| 21:12
Edon Zhegrova po kalon një sezon të mirë me Lille, të paktën deri më tani.
Futbollisti kosovar është autor i dy golave dhe pesë asisteve nga 17 paraqitje në total.
Zhegrova është edhe në mesin e dribluesve më të mirë në top ligat evropiane këtë sezon, sipas statistikave të mbledhura deri më tani.
24-vjeçari renditet i gjashti në këtë listë, me 40 driblime të suksesshme të regjistruara nga 69 tentime – ose me një përqindje prej 58% të driblimeve të suksesshme.
Leroy Sane i Bayern Munichit i prin kësaj liste, me 60 driblime të suksesshme të regjistruar deri më tani në këtë sezon.