1 mijë e 476 serbë i konvertuan targat nga ato ilegale në RKS

14 nëntor 2023 | 11:16

Numri i serbëve të Kosovës që i kanë ndërruar targat nga ato ilegale në RKS ka shkuar në 1 mijë e 467.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se kjo shifër ka qenë deri dje.

Ditëve të fundit është vërejtur interesim i madh i qytetarëve të komunitetit serb për t’i ndërruar targat e veturave nga ato ilegale në ato legale, RKS.

Kujtojmë se më 30 tetor, qeveria ka vendosur për shtyrjen e afatit për riregjistrimin e veturave, ku kësaj shtyrje i ka paraprirë kërkesa e drejtorisë së Policisë së Kosovës për rajonin e veriut drejtuar MPB-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe 200.000 persona janë larguar nga veriu i Gazës që…