Përballjet e Pejës dhe Trepçës në FIBA Europe Cup

14 nëntor 2023 | 13:21

Të mërkurën Peja dhe Trepça do të kenë sfida të rëndësishme në grupet e FIBA Europe Cup. Kampionët e Kosovës do të jenë mysafirë të Heroes Den Bosch, në një sfidë jetike.

Verdhezinjtë kanë dy fitore e dy humbje, duke u renditur momentalisht në vendin e dytë, kurse holandezët kanë katër humbje në katër ndeshje. Pejanët kishin triumfuar ndaj holandezëve 99:84.

Liderët e Superligës kanë mundur edhe PGE Spojnia Stargard, që ka po ashtu dy fitore e dy humbje. Polakët do të ndeshen me Niners, që kanë katër fitore në katër ndeshje dhe kanë siguruar kualifikimin tutje.

Ndërkohë, Trepça është mysafire e ZZ Leiden. Holandezët dhe BCM Gravelines Dunkerque kanë nga dy fitore e një humbje, ndërsa mitrovicasit kanë pësuar dy humbje në dy ndeshje.

Fituesit e Kupës dhe Superkupës së Kosovës ishin mundur nga ZZ Leiden në Mitrovicë me shifrat 54:84. Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 20:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) kërkon nga Ministria e Financave…