Sacchi: Këto dy skuadra do të luftojnë për ‘Scudetto’

14 nëntor 2023 | 13:46

Ish-trajneri legjendar i Milanit, Arrigo Sacchi, pret që gara për titull në Serie A të vendoset mes Interit dhe Juventusit. Sacchi në një intervistë për “Gazzetta dello Sport” ka deklaruar se fakti që Juventusi nuk luan futboll evropian mund të rezultojë një avantazh për “Bianconerët”.

“Është ende herët të thuhet se gara e ‘Scudettos’ është një duel mes Interit dhe Juventusit, por ka disa të dhëna që tregojnë në këtë drejtim. Ndeshjet vendimtare priren të jenë në mars dhe prill, atëherë mund të fillojnë të marrin energji. Por ‘Nerazzurrët’ dhe ‘Bianconerët’, deri më tani, kanë demonstruar qëndrueshmëri që i vendos ata përpara skuadrave të tjera”, ka thënë Sacchi. Momentalisht lider në tabelë është Interi me 31 pikë të grumbulluara dhe menjëherë pas tyre renditet Juventusi që ka 29 sosh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të mërkurën Peja dhe Trepça do të kenë sfida të…