Gara vazhdon me ndeshjet e Kupës së Kosovës

14 nëntor 2023 | 14:36

Istogu – Dukagjini është ndeshja e parë e rrethit të parë të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll (femrat). Kjo ndeshje është të martën prej orës 17:30, ndërsa me marrëveshje të dy klubeve zhvillohet në Klinë.

Të mërkurën e të enjten janë ndeshjet tjera të rrethit të parë të garave për Kupë. Vushtrria – Trepça (18:00), Samadrexha – Verona (19:00), Shqiponja – Vëllaznimi (17:30), Prishtina – Ulpiana (17:30, Bardhosh), Kastrioti – Prizreni (16:00) janë ndeshjet e së mërkurës.

Të enjten janë takimet Ferizaj – Vjosa (17:00) dhe Jusuf Gërvalla – Besa (17:30).

Edhe skuadrat e hendbollistëve i luajnë ndeshjet e rrethit të parë të Kupës.

Të mërkurën janë ndeshjet: Besa Famgas – Istogu (18:30), Prishtina – Llapi (20:00, Podujevë), Trepça – Samadrexha (18:00), Kastrioti – Lepenci (18:00), Vëllaznimi – Drenica (19:30), Vushtrria – Drita (20:00). Dy ndeshjet e së enjtes janë: Rahoveci – Prizreni (19:00), Deçani – Vjosa (19:00).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Motra e ish-presidentit Donald Trump është gjetur e vdekur në…