21 vite nga vdekja e Princeshës Diana

01 shtator 2018 | 10:45

Princeshë Diana është një nga personazhet më të përfolura të Familjes Mbretërore, sa edhe në ditët e sotme ajo është njëra nga personazhet që komentohet më shumë.

Diana lindi më 1 korrik të vitit 1961 dhe ishte bashkëshortja e Charles, Princit të Wellsit. Diana nga kjo martesë lindi dy fëmijët, Princin William dhe Harry, të cilët janë trashëgimtarë që ajo la pas.Princeshë Diana vdiq në 31 gusht të vitit 1997, në një aksident të rëndë automobilistik, kur ajo ishte 36 vjeç.

Kurse sot kanë kaluar fiks 21 vite nga vdekja tragjike e saj në Paris. Ajo ishte duke udhëtuar në një Mercedes S-280, pasi ajo u largua nga Hotel Ritz dhe u përplas për vdekje në tunelin e Pont De l’Alma.

Ndonëse vdekja e saj ishte shumë e dyshimtë, duke u aluduar se ajo u vra qëllimisht por një gjë e tillë nuk u vërtetua asnjëherë./Indeksonline/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrat e jashtëm të BE-së paralajmërojnë që të ketë kujdes…