Golden State në krizë, fitojnë Lakersat, Miami dhe Denveri

15 nëntor 2023 | 11:43

Humbja e katërt radhazi për Golden State, që ndodhet në krizë në NBA. Skuadra e Warriors u mund në fushën e saj me rezultat 104-101 nga Minnesota. Towns me 33 pikë e 11 rebound ishte më i miri për miqtë, ndërkohë që te Golden State u ndje mungesa e Curry.

Fiton skuadra e Lakersave, që mundi me rezultat 134-107 Memphisin, duke korrur suksesin e tretë radhazi. Një lojë e mirë kolektive e Lakersave, ku 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë. Denveri ruan kreun e renditjes në Perëndim, pas fitores me shifrat 111-108 ndaj Clippersave. U dallua Jokiq me 32 pikë e 16 rebound.

Në Lindje, humbet ekipi kryesues i Philadelphias, që u mund në shtëpi me rezultat 132-126 nga Indiana. Ndeshje me rivalitet, ku për miqtë u dallua Haliburton me 33 pikë e 15 asistime. Fiton edhe skuadra e Miamit, që falë 32 pikëve të Butler mundi me rezultat 111-105 Charlotte, ndërsa Atlanta mposhti 126-120 Detroit (Murray 32 pikë).

Rezultatet

Charlotte – Miami                    105-111
Detroit – Atlanta                      120-126
Philadelphia – Indiana           126-132
Brooklyn – Orlando                 124-104
Oklahoma – San Antonio       123-87

New Orleans – Dallas            131-110
Utah Jazz – Portland             115-99
Denver – Clippers                  111-108
Golden State – Minnesota   101-104
Lakers – Memphis                 134-107

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
GJILAN Adresa:Rruga e Prishtinës Euro Diesel: 1.26€ Bezinë: 1.19€ Nuk…