Rama përgjigjet nëse do ta shikojnë ndeshjen e Shqipërisë së bashku me Kurtin: Kam grua dhe djalë…

15 nëntor 2023 | 13:12

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sërish të hënën në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, ku kundërshtarë do ta ketë Moldavinë, në ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Evropian.

Herën e fundit aty, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti janë parë të ndarë në ndeshjen kundër Çekisë.

Rama është pyetur mbrëmë në “Report TV” nëse këtë herë do të jetë ulur përkrah Kurtit.

Por reagimi i tij ishte i ashpër. “Ç’është kjo? Unë kam grua, kam djalë që shkoj në stadium, pse duhet të shkojë me të tjerë? Secili shkon në stadium për qejf. Nuk shkojmë në stadium për t’i bashkuar trojet tona. Shkojmë në stadium për të parë një ekip kombëtar që bashkon shqiptarë nga të gjitha trojet tona dhe secili e sheh ndeshjen për qejfin e vet. Ç’do me thënë kjo do shkoni në stadium?”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Ferizajt në vazhdën e implementimit të agjendës së…