Mustafa: Në 2013 dhe 2015 s’ka pasur drafte të Asociacionit, Kurti po bën krahasime të pabaza

15 nëntor 2023 | 13:42

Ish- kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se marrëveshja e vitit 2013 si dhe dokumenti i vitit 2015, nuk kanë qenë drafte të statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sipas tij, Kurti po bën krahasime të pabaza dhe të pakrahasueshme, duke manipuluar me opinionin.

“Marrëveshja e vitit 2013 si dhe dokumenti i vitit 2015 nuk kanë qenë drafte të statutit. Prandaj, z. Kurti po bën krahasime të pabaza, të pakrahasueshme. Thjesht po manipulon me opinionin”, ka thënë Mustafa për gazeta “Blic”.

Mustafa ka thënë se Kurti e ka problemin me autonominë serbe, ku tani po e instalon. Ai k thënë se marrëveshja e vitit 2013 dhe dokumenti i vitit 2015, nuk parashohin autonomi për serbët.

“Kurti e ka problemin me autonominë serbe, të cilën po e instalon. Marrëveshja e vitit 2013 nuk parasheh autonomi për serbet. As dokumenti i vitit 2015”, ka thënë Mustafa.

Ish-lideri i LDK-së, ka theksuar se statutin nuk e ka shkruar qeveria Kurti, por ia kanë sjellë të shkruar dhe se Kurti ka për detyrë ta lavdërojë atë, “ku thotë se problem është përmbajtja dhe bazueshmëria kushtetuese dhe jo se çfarë është më e bukur”.

“Problem është përmbajtja dhe besueshmëria kushtetuese, jo çfarë është më e bukur. Edhe më e keqe është se atë statut nuk e ka shkruar qeveria Kurti, por ia kanë sjellë të shkruar. E ky ka marrë për detyrë ta lavdërojë”, ka thënë Mustafa për “Blic”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Së shpejti fillon realizimi i projektit për rregullimin e komplet…