Haxhiu takohet me kryesuesin e KGjK-së, bisedojnë për sfidat e sistemit gjyqësor

15 nëntor 2023 | 13:57

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Albert Zogaj,  pritën sot në takim ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Gjatë këtij takimi, Zogaj ka diskutuar me Haxhiun lidhur me aktivitetet e Këshillit, objektivat dhe sfidat me të cilat po përballet sistemi gjyqësor.

Po ashtu, Zogaj ka thënë se KGjK po i ndërmerr hapat e nevojshëm për arritjen e qëllimeve drejt rritjes së efikasitetit, përmirësimit të performancës si dhe rritjes së transparencës dhe llogaridhënies.

Me këtë rast, ministrja Haxhiu ka theksuar se është e hapur dhe e gatshme në ofrimin e përkrahjes për institucionet e drejtësisë në mënyrë që të kthehet besimi i qytetarëve në drejtësi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me…