Hajdari rikthehet te Prizreni

15 nëntor 2023 | 14:26

Basketbollisti i njohur Arti Hajdari është rikthyer në KB Proton Cable Prizreni. Hajdari pas një edicioni të suksesshëm në KB Peja kaloi në KB Sigal Prishtina për një periudhe të shkurt, derisa tash është rikthyer në klubin nga Prizreni.

Arti Hajdarti do të huazohet deri në dhjetor në skuadrën shqiptare Teuta nga Durrësi e me pas do t’i bashkohet Prizrenit.

“Shumë dëshira, një zgjedhje! Arti Hajdari pas një edicioni është rikthyer sërish në skuadrën që luajti për dy edicione. Arti është duke stërvitur me ekipin ndërsa kemi huazuar në kampionatin e Shqipërisë tek skuadra e Durrësit, Teuta të cilët edhe i falënderojmë për mundësin e transferimit dhe trajtimin e Artit. Nga fillimi i muajit dhjetor, Arti do fillon zyrtarisht t’i mbroj ngjyrat bardh e zi. Ju rikujtojmë se Arti Hajdari ka qenë MVP i finales së Superkupës të fituar, kampion i stinorit të rregullt 2020-21”, thuhet në njoftimin e KB Proton Cable Prizreni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është vetëm 17 vjeç dhe ka shkruar historinë në futbollin…