![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/11/dogana.jpg)
Kapen 1.4 ton çokollatë pa afat
15 nëntor 2023
| 16:22
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në Terminalin e Vërmicës kanë kapur një ngarkesë me produkte çokollate të skaduara në sasi prej 1 370 kilogramë.
“Pas kontrollit të një ngarkese doganierët zbuluan se 1 370 kilogramë çokollatë, me vlerë 1 712 68 euro) kishte afat të skadencës më 26 tetor 2023. Çokollata e skaduar u gjet e fshehur në mes të rimorkios, e përzier me mallin tjetër”, ka njoftuar dogana.
Sipas këtij njoftimi, produktet e çokollatës së skaduar janë sekuestruar nga zyrtarët doganorë dhe do të asgjësohen në përputhje me rregulloret në fuqi dhe bashkëpunim me agjencinë e ushqimeve derisa kompania importuese është gjobitur dhe po hetohet.