Alina, rabinët mohojnë varrimin e saj: Ajo nuk u konvertua

15 nëntor 2023 | 22:58

Izraeli mbetet një vend thellësisht i ndarë nga brenda, pavarësisht gjithçkaje.

Masakra e kryer nga Hamasi më 7 tetor na bëri të harrojmë për një çast demonstratat dhe polemikat serioze kundër qeverisë dhe partive fetare që e kishin shkatërruar thellësisht shoqërinë në tërësi gjatë muajve të fundit, por në realitet problemet themelore mbeten të pandryshuara.

Prova vjen tani me tensionet e krijuara nga zgjedhja e rabinatit për të mos varrosur 23-vjeçaren, Alina Falahati, e vrarë nga Hamasi dhe trupi i shpërfytyruar i së cilës u identifikua vetëm së fundmi, në një varrezë të shenjtëruar hebreje.

Alina nuk kishte përfunduar ende procedurat fetare për konvertimin në judaizëm dhe për këtë arsye nuk ka të drejtë të varroset në një varrezë zyrtare të kontrolluar nga rabinati.

“Vajza jonë vdiq si hebreje mes hebrenjve”, thotë babai i saj.

Rezulton se viktimat e tjera, veçanërisht me origjinë ruse, nuk u varrosën sipas procedurave të rabinatit dhe Halakha, ligj hebre.

Në vitet 1990, rabinati refuzoi të njihte ushtarët që emigruan nga Rusia dhe vdiqën në Liban. Vitet e fundit rritja e partive fetare ka përkeqësuar tensionet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu tha se kryeministri…