Qeveria në etapën përmbyllëse të procesit për liberalizimin e vizave

01 shtator 2018 | 14:27

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkruar se Qeveria e Kosovës është në etapën e përmbylljes së procesit për liberalizimin e vizave, që do t`u hapë perspektivë të re qytetarëve të vendit.

Ai gjatë qëndrimit në Kroaci, ka takuar Komisionerin e BE-së për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, Neven Mimica.

“E njoftova Komisionerin për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, për agjendën e reformave Europiane, për zhvillim ekonomik, fuqizimin e rendit dhe të ligjit, përmbushjen e obligimeve që dalin nga MSA dhe për fushat tjera që janë të rëndësisë së veçantë në përafrimin e vendit tonë me BE-në”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i është adresuar ambasadorëve ndërkombëtarë…