Moti sot, i vranët, temperaturat deri në 14 gradë

16 nëntor 2023 | 08:12

Instituti Hidrometeorologjik bën me dije se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurtra me diell.

IHK njofton se në fushat termike nuk parashihet të ketë ndryshime, pasi që do të regjistrohen temperaturat e ditës paraprake, përveç minimaleve të cilat parashihen të jenë lehtësisht më të ulëta.

Temperaturat minimalet do të jenë nga 2 deri në 4 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-13m/s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i Kushtetutës, Mazllum Baraliu, ka thënë se Kosova nuk…