Lushtaku: Projektbuxheti nuk paraqet asnjë projekt të rëndësishëm

16 nëntor 2023 | 13:55

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk do ta përkrah Projektbuxhetin për vitin 2024.

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka thënë se ky ligj nuk u paraqet kërkesat e qytetarëve të Kosovës dhe ka shumë mangësi.

“Lirisht mund të themi se buxheti për vitin 24 nuk paraqet kërkesat dhe pritshmëritë e qytetarëve, bizneseve, por as të organizatave buxhetore. Si i tillë duket më i madh në shifër, por në një situatë krize, jo vetëm ekonomike, por edhe të mungese se lidershipit ku gjithçka është më e shtrenjtë, i lenë më të varfër qytetarët e Kosovës. Pra, sot po mbahet një nder seancat më të rëndësishme të vitit, duke qenë se ligji i buxhetit ka rëndëesi të veqantë padyshim në ndikimin e jetës së qytetarëve të vendit tonë”, ka thënë Lushtaku.

Në adresimin e tij, ai ka deklaruar se në buxhet nuk parashihet asnjë projekt madhor.

“Keni planifikuar rreth 10 miliardë euro shpenzime, prej të cilave nuk rrjedh asnjë projekt i rëndësishme, asnjë projekt madhor më të cilin mund të krenohemi qytetarët e vendit tonë”, është shprehur ai.

Lushtaku ia ka rikujtuar kryeministrit Kurti edhe deklarimin e dikurshëm se Kosova nuk është e varfër.

“Në demagogjinë e juaj ju keni thënë se nuk jemi të varfër, por jemi të vjedhur. Ndërsa sot thoni nuk mund t’i rrisim pagat se jemi të varfër, ndërsa krenohet me një buxhet me të madh”, ka thënë Lushtaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dëshmitari Sadik Halitjaha, ka thënë se në korrik të 1998-tës…