Ajdini para ndeshjes më Zvicrën: Do të jetë vështirë

16 nëntor 2023 | 16:51

Për ndeshjen ndaj Zvicrës ka folur edhe futbollisti Alban Ajdini, i cili e vlerëson këtë përballje ndaj zviceranëve shumë të vështirë.

“Do të jetë ndeshje e vështirë. Do të ketë shumë shikues. Do të jenë shumë shqiptarë aty, por na pret një sfidë shumë e vështirë”, ka thënë Ajdini.

Ky i fundit është shprehur i lumtur që është bërë pjesë e “dardanëve”: “Është një ndjenjë shumë e mirë. Jam shumë krenar që jam pjesë e Kosovës dhe do ta jap maksimumin për këtë fanellë. Pritja? Lojtarët më kanë pritur shumë mirë, stafi po ashtu dhe do ta jap maksimumin për këtë fanellë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho doli në konferencë për…