Sami Lushtaku: Për inat ndaj Thaçit, Kurti e ndali projektin e ujit për Drenicën

16 nëntor 2023 | 17:01

Sami Lushtaku, kryetar i PDK-së në Skenderaj, që vijon ta mbaj edhe pozitën e nënkryetarit të kësaj komune, deklaroi për Kosovalive se, një pjesë e qytetarëve të Kosovës fatkeqësisht ende kanë dëshirë ta shohin Drenicën në lloç.

Teksa po diskutohet për projekt buxhetin e vitit 2024, Lushtaku rikujtoi duke qenë i bindur se me urdhër direkt të kryeministrit Kurti, Drenicës i është ndalë projekti më strategjik i ujësjellësit. Kjo nuk ka ndodhur sipas tij as në kohën e Serbisë.

Megjithatë z. Lushtaku pohon se e ka një shpjegim pse ndodh kjo nga Kurti. “Për inat të Hashim Thaçit, vetëm pse ai është nga këtu”, është i bindur nënkryetari i Skenderajt.

“Jam praktik, pragmatik, më së paku merret me politikë, unë nuk jam politikan. Deri në dy të natës nuk e mbylli telefonin, merrem me halle të njerëzve. Ka shumë raste që iu kam ndihmu por nuk kam qejf t’i përmendi. Iu kam ndihmu aq shumë njerëzve sa që nuk i mbaj në mend. Në Skenderaj është punuar shumë që nga paslufta, shumë, shumë. Në kohën e Serbisë, Drenica ka qenë e dënuar, nuk është bërë asgjë.

Një pjesë e qytetarëve të Kosovës edhe sot ende kanë dëshirë me na pa në lloç. Me urdhër të kryeministrit Kurti na është ndal projekti i ujit, as në kohën e Serbisë nuk na është uji e rryma. Qeveria Kurti për inat të Hashim Thaçit po na diskriminon. Njëjtë bëri edhe Serbia. Kurtoviq po diskriminon, theksoi Sami Lushtaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar lidhur me vendimet…