VIDEO | Momenti i sikletshëm kur presidenti austriak kafshohet nga qeni i homologes moldave
Një takim mes dy Presidentëve, asaj të Moldavisë dhe homologut të saj austriak ka dalë jashtë parashikimeve pas një incidenti të papritur.
Qeni i presidentes moldave Maia Sandu përmbysi protokollin të enjten duke kafshuar në dorë presidentin austriak Alexander Van der Bellen, njofton Reuters, citon Noa.al.
Raportet e mediave thanë se incidenti ndodhi kur dy liderët po shëtisnin në oborrin e rezidencës presidenciale dhe Van der Bellen u përpoq të përkëdhelte qenin, me emrin Codrut.
Sandu kërkoi falje në anglisht dhe shpjegoi se qeni ishte frikësuar nga një numër i madh njerëzish aty pranë. Van Der Bellen u shfaq me dorën e fashuar në takimin e tij të radhës, me kryetarin e parlamentit të Moldavisë.
Bisedimet në Kishinau, u fokusuan në ofertën e Moldavisë, e cila shtrihet midis Ukrainës dhe Rumanisë, për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
The dog of the President of the Republic of Moldova Maia Sandu bit the hand of the Austrian President Alexander Van der Bellen, who arrived in Chisinau today for a visit. pic.twitter.com/kxkMMs12jT
— Maria (@MariaMagd7) November 16, 2023