Lirohet aktivistja e PSD-së

17 nëntor 2023 | 13:39

Aktivistja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Donjeta Demolli, e cila është arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës është liruar.

Ajo dyshohet se tentoi ta pengojë fjalimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili po fliste në ceremoninë e hapjes së “Ulpiana Forum”.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar, anëtari i PSD-së, Bardh Ahmeti, i cili tha se pushteti i Kurtit e arrestoi aktivisten Demolli sepse sipas tij ‘nuk mund të durojnë kur t’i përplasen për fytyre dëmet që po ia bëjnë Kosovës’.

Tutje, Ahmeti tha se pas lirimit të Demollit është arrestuar aktivisti Gëzon Kastrati, por, që është liruar më pas.

Aktivistja e PSD-së, Donjeta Demolli, është arrestuar mbrëmë, pasi e njëjta me disa aktivistë të tjerë ia ndalën fjalimin kryeministrit Kurti.

Ajo po mbante një parullë në dorë, ku shkruante “Pe do pushtetin, pe bën Zajednicën”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besa Famgas është kthyer në pjesën e dytë për ta…