Osmani emëron Gashin shef të misionit të Kosovës në Poloni

17 nëntor 2023 | 13:40

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka emëruar Drilon Gashin në pozitën e shefit të misionit të Kosovës në Poloni.

Në këtë vend, ku pritet të hapet ambasada e Kosovës, do të shkojë Gashi.

Osmani ka shkruar se ky emërim shënon një moment historik në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Polonisë.

“I lumtur që kemi emëruar z. Drilon Gashi, një kosovaro-amerikan i suksesshëm, si shef i misionit në misionin tonë në Varshavë. Kjo shënon një moment historik të rëndësishëm në marrëdhëniet tona dhe pasqyron angazhimin tonë për të nxitur lidhje edhe më të forta ndërmjet Kosovës dhe Polonisë”, ka shkruar Osmani në “X”.

Ndërsa Drilon Gashi, ka thënë se është i nderuar që është emëruar në këtë pozitë.

“Kam nderin dhe privilegjin e madh të emërohem nga presidentja Vjosa Osmani si shef i misionit të Kosovës në Poloni. Pres me padurim forcimin e lidhjeve me Poloninë si një partner i madh i Kosovës dhe kultivimin e mëtejshëm të lidhjeve të komunitetit kosovaro-polak”, ka shkruar Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktivistja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Donjeta Demolli, e cila është…