Tërmeti i fuqishëm në Filipine, një i vdekur dhe dhjetëra të plagosur

17 nëntor 2023 | 14:00

Ishulli Mindanao në Filipine u godit ditën e sotme nga një tërmet i fortë, sipas një njoftimi të Institutit Sizmologjik Euro-Mesdhetar. Sipas informacioneve, një person humbi jetën ndërsa dhjetëra u plagosën.

Sipas Qendrës Kërkimore Gjermane për Gjeoshkencat (GFZ), tërmeti, magnituda e të cilit fillimisht u vlerësua në 7 ballë, ndodhi në ishullin Filipine Mindanao dhe kishte një thellësi fokale prej 10 km.

Angel Dugaduga, një zyrtar i menaxhimit të fatkeqësive në qytetin bregdetar Glan pranë epiqendrës, tha se të paktën një person kishte vdekur dhe 18 të tjerë u plagosën bazuar në raportet fillestare.

Sipas tij, si pasojë e tërmetit është dëmtuar godina e bashkisë së qytetit dhe është ndërprerë energjia elektrike.

Tërmetet janë një dukuri e shpeshtë në Filipine, pasi vendi ndodhet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrit”, një brez vullkanik në Oqeanin Paqësor me aktivitet intensiv sizmik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Petrit Zogaj, ka vlerësuar se kryeministri Albin Kurti është…