Gërvalla: S’kam publikuar asnjë draft të Asociacionit, s’jam përgjegjëse për industrinë e thashethemeve

17 nëntor 2023 | 14:06

Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, është pyetur rreth draft-statuteve të Asociacionit që janë publikuar në medie gjatë javës së fundit.

Gërvalla ka theksuar se ajo nuk ka publikuar asnjë draft-statut të Asociacionit.

Më tutje, Gërvalla ka vlerësuar se ajo nuk është “përgjegjëse për industrinë e thashetheveme”.

“Unë si ministri e Punëve të Jashtme nuk kam publikuar asnjë draft dhe unë nuk jam përgjegjëse për industrinë e thashethemeve se çfarë apo nuk ndodh”, ka thënë Gërvalla, raporton “EO”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ishulli Mindanao në Filipine u godit ditën e sotme nga…