Kosova barazon me Bullgarinë në ‘Zahir Pajaziti’

17 nëntor 2023 | 15:24

Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka barazuar me Bullgarinë, në stadiumin “Zahir Pajaziti”, me rezultat 2-2, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2025.

“Dardanët” të udhëhequr nga Afrim Tovërlani pësuan gol qysh në fillim, kur në minutën e 8-të realizoi Martin Sorakov. Pas rezultatit 0-1, Kosova iu vërsul Bullgarisë, derisa në minutën e 34-t shënoi golin e barazimit përmes Ardit Tahirit, i cili ndryshoi shifrat për 1-1.

Minutat në vazhdim kaluan me dëshirën e Dardanëve për dominim, por një lëshim në mbrojtje në minutën e fundit të kohës së rregullt bëri që Bullgaria të përfitojë dhe të kalojë sërish në epërsi me golin e Martin Petkov. Pjesën e dytë “Dardanët” e nisën mbarë dhe pas disa aksioneve të njëpasnjëshme arritën që në minutën 59-të të barazojnë shifrat.

Autor i golit sërish ishte Ardit Tahiri. Lojë dinamike dhe me raste në të dyja anët u zhvillua edhe në pjesën e mbetur të takimit por rezultati mbeti i pandryshuar (2-2).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do ta vizitojë…