Messi, futbollistëve të rinj të Uruguait: Mësoni nga veteranët, kini respekt

17 nëntor 2023 | 15:34

Argjentina pësoi humbje nga Uruguai me rezultat 0-2. Në këtë ndeshje nuk munguan edhe përplasjet e forta në fushë, ku protagonist ishte edhe Leo Messi.

Kapiteni i Argjentinës nuk i kurseu shigjetimet për futbollistët kundërshtarë në lidhje më këtë ngjarje. “Më mirë nuk po e them atë që mendoj, po lojtarët e rinj duhet të mësojnë dhe të rriten. Uruguai ka një grup të mirë lojtarësh, por ata duhet të mësojnë nga ‘veteranët’ se çfarë është respekti. Këto lloj ndeshjesh janë gjithmonë intensive, por respekti mes palëve nuk mungon asnjëherë. Kështu që tek Uruguai duhet ta mësojnë një gjë të tillë”, ka thënë tetë herë fituesi i “Topit të Artë”.

Në një moment përplasjeje mes futbollistëve, Messi u shfaq tepër agresiv duke kapur nga fyti Mathias Oliveran, mbrojtësin e Napolit në Serie A.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, ka komentuar deklaratën…