Ambasadori palestinez në përqafim të ngrohtë me Sheshelin, Selimi: Prandaj s’flas për Gazën

17 nëntor 2023 | 19:40

Ish-kryediplomati kosovar, Petrit Selimi, ka reaguar për takimin e ambasadorit të Palestinës në Beograd me politikanin famëkeq serb, Vojsllav Sheshel.

Selimi thotë se ambasadori palestinez po e takon në mënyrë miqësore një nga personazhet më të këqij në faqe të dheut, një kriminel lufte që ka marrë pjesë drejtpërdrejt në gjenocidin kundër myslimanëve në Bosnjë, kroatëve dhe kosovarëve.

Ai thotë se këto episode janë edhe një nga arsyet pse nuk flet për Gazën.

“Ambasadori palestinez në Serbi po takon miqësisht një nga personazhet më të këqij në faqen e dheut, një kriminel lufte që është pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në gjenocidin kundër myslimanëve boshnjakë, kroatëve dhe kosovarëve. Këto episode janë një nga arsyet pse nuk flas për Gazën. Turp”, ka shkruar Selimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës e ka akuzuar…