Dyfishohet numri i kërkesave të ballkanasve për viza pune në Gjermani

02 shtator 2018 | 12:25

Gjermania është duke u përballur me dyfishim të kërkesave për viza pune  nga vendet ballkanike, ndërsa diplomatët e tyre në rajon më nuk janë në gjendje t’i përpunojnë  të gjitha kërkesat, shkruan “Shpigel”.

Siç ka transmetuar televizioni “Alsat-M”, ambasadat e Gjermanisë në Maqedoni, Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi  kanë marrë 52.000 kërkesa të tilla në gjysmën e parë të vitit 2018, që është dy herë më shumë  në krahasim me periudhën e njëjtë  të vitit 2015.

Më së shumti viza pune jepen në sektorin e ndërtimtarisë, hotelerisë, kujdesit për pleqtë dhe personat e sëmurë.

“Numri i kërkesave të pranuara  i tejkalon kapacitetet e përfaqësive tona konsullore, që solli deri në ankesa të shumta nga ana e përfaqësuesve të shoqërive ekonomike, politike dhe qytetare”, është thënë në raportin e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë të cilin e ka publikuar “Shpigel”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rruga e fshatit Gumnasellë dhe Qallapek e Komunës së Lipjanit,…