Mbahet mesha në kuadër të festës “Shën Nënë Tereza 2018”

02 shtator 2018 | 12:38

Në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë është mbajtur aktiviteti i parë i Ipeshkvisë së Kosovës, në kuadër të Festës “Shën Nënë Tereza 2018”.

Në kuadër të kësaj feste që përfshinë disa aktivitete, sot është mbajtur mesha në të cilën morën pjesë një numër i madh i besimtarëve katolikë.

Vikari Don Lush Gjergji në fjalimin kryesor  u ka bërë thirrje atyre që të lutën për shpirtin e Shën Terezës dhe ta përcjellin veprën e saj, dashurinë që ajo pati për popujt dhe njeriun.

Ai ka thënë se Shën Tereza dëshmon çfarë do të thotë të besohet dhe se pa dashurinë që ajo dhuronte jeta nuk do të kishte kuptim.

Ndërsa Don Lush Gjergji, ka thënë se Shën Tereza dhe gjaku i saj janë frymëzim që thërrasin në flijim dhe vëllazërim njerëzor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Brigada 113 do…