Meghan dhe Princ Harry, adoptojnë një qen (Foto)

02 shtator 2018 | 12:42

Meghan Markle dhe Princ Harry kanë ndërmarrë një hap tjetër në marrëdhënien e tyre.

Çifti mbretëror ka adoptuar një labrador të zi.

Javën e kaluar është zbuluar se Dukesha e Sussex dhe Princi do të mirëprisnin një kafshë të re në shtëpinë e tyre në Kensington Palace.

Sipas “The Sun”, qeni mban emrin Oz.

Qeni me fat do të qëndrojë në Cottage Nottingham.

Meghani gjithmonë ka qenë një adhuruese e qenve dhe ka pasur dy të tillë kur jetonte në Toronto.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë është mbajtur aktiviteti i…